Para disa vitesh Blero e Mc Kresha kishin një raport shumë të afërt e sollën bashkëpunime të suksesshme, por për një moment gjithë kjo marrëdhënie u shua.
Artistët shkëputën shoqërinë e po ashtu edhe kolegialitetin mes tyre.
Por gjërat nuk janë aq të lehta saqë të mund të kalohen, madje Blero u shpreh i prerë për këtë gjë.
I pyetur në “Ky emër për prezantim” nëse ka ndryshuar qëndrimi i Bleros për një duet me Kreshën, Muharremi u shpreh “kurrë”, duke e rinkonfirmuar se historia mes tyre mbetet e kaluar dhe nuk mund të ketë një të ardhme.