‘Freestyle’ e Trejsi Sejdinit bëhet viral – reagon edhe Missy Elliot

By

Trejsi Sejdini si e ftuar në emisionin e Roza Latit në mars të vitit të kaluar, na serviri një ‘freestyle’ – i cili vetëm tani u bë viral në Twitter, dhe jo në kuptimin e mirë të fjalës!

Një përdoruese e Twitter, Nazhier Smith, ka ndarë në Twitter, klipin e shkëputur të modeles, Trejsi Sejdini, ku ajo repon.

Që nga 26 tetori, tweet-i i përdorueses ka grumbulluar 535 komente dhe afër 4 mijë retweets.

Ndër qindra komente, është edhe ai i reperes ikonë, Missy Elliot. Reagimi i saj? Shumë sarkastik, sepse duket se nuk i pëlqeu.

Një përdorues tjetër replikon në postim duke shkruar: “Çfarë dreqin pashë?”

“Edhe prezantuesja filloi të shqetësohej në gjysmën e performancës së saj”, shkruan një tjetër.

“Repoi këtë, madje edhe në televizion? Disa njerëz kanë këllqe”, shkruan një përdorues.

“U tmerrova!!! Ajo dreqosi edhe tekstin”, thotë një tjetër që nuk vlerësoi aspak performancën e modeles.

Të tjerë, pyesnin se kush është kjo vajzë, por që përdoruesit e Twitter, ishin të shpejtë të gjenin e emrin e modeles.

“Unë jam me të vërtetë e tmerruar nga fakti që ajo zgjodhi të theksojë NI**A në vend të të gjitha budallallëqeve të tjera që ajo po thoshte…”, është vetëm njëri nga komentet që kritikojnë modelen për përdorimin e kësaj fjale me konotacione raciste.

Vajtëm e kaluam të gjitha komentet, por një pozitiv nuk u gjend asnjëherë… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm