Blero e Teuta, sërish bashkë për Tarën (FOTO)

By

Rrugët në jetët e tyre i kanë ndarë tash e një kohë por Blero Muharremi dhe Teuta Krasniqi e kanë dëshmuar se kur është fjala për vajzën, nuk kanë problem të bëhen bashkë.

Siç ndodh rëndom në ditëlindje apo momente tjera të shënuara për bijën e tyre, edhe sot, aktorja dhe këngëtari nuk kanë munguar në nisjen e një kaptine të re për Tarën – shkollimin fillor.

Ka qenë vetë Teuta që ka vulosur një gjë të tillë kur edhe ka postuar foto nga i njejti vend me Bleron, oborrin e shkollës, teksa edhe këngëtari në një imazh të Tarës ka në prapavijë ish-bashkëshorten.

Përmes një shkrimi emocional, aktorja ka uruar bijën duke u shprehur mes tjerash:

Beba jem e vogël, u rrite për me fillu klasën e parë… Sot filloj një rrugëtim i gjatë, i bukur dhe shumë i cmueshëm për ty dhe gjithë moshatarët tu. Nga zemra të dëshiroj shëndet, suksese të pafundme dhe mbaresi. Faleminderit Zot. Urime dita e parë e shkollës, gjithë fëmijeve,
u krenofshim gjithmonë me ju

Ndryshe, Tara shkollimin e ka nisur në një prej institucioneve arsimore private, me gjasë sipas dëshirës dhe vullnetit të prindërve. /Prive.al/

Foto e postuar nga Blero: Në prapavijë, Teuta.

Artikuj të ngjashëm