Ganja e Pro Band nuk i ndanë përfaqësueset as në këngë (VIDEO)

By

Çështja e futbollit ka tash e një kohë që është shndërruar në temë të nxehtë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndasitë, kritikat, ofendimet kanë shoqëruar shpesh lojtarët e Kosovës që shpeshherë janë parë me sy kritik nga opinioni.

Por, sonte në prag të dy ndeshjeve në të njejtën kohë, sidomos për shqiptarët e Kosovës dilemat ekzistojnë për orarin se cilën ndeshje ta ndjekin, atë mes Kosovës e Finlandës apo Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ndasi në këtë aspekt nuk kanë bërë as Pro Band dhe Ganja të cilët pak kohë më parë sollën projektin ‘Kuq e zi’ të dedikuar për dy ekipet.

Kur kanë mbetur pak orë nga dy përballjet, nën atmosferë patriotike, dëgjimi i këtij është mëse veprim i duhur.

Më poshtë, kënga ‘Kuq e zi’ e publikuar me 12 Korrik 2016. /Prive.al//

Artikuj të ngjashëm