Blero aspak i lumtur: Ja kush po ia merr vëmendjen nëpër portale

By

Emri i tij është sinonim i gazetarisë së zhvilluar në portale.

Bashkë me të dhe ngjarjet rreth jetës së tij, u dëshmua një kapitull i ri në atë se çka dhe si raportohet.

Fjala është për këngëtarin Blero Muharremi i cili me secilin zhvillim është shndërruar në kryetemë.

Ndarja me Teutën, relacioni me vajzën e lidhja me Afronën kanë qenë vetëm disa prej pikave kryesore me të cilat ai ka ‘pushtuar’ median online.

Por, tash e një kohë emri i tij është eklipsuar pak nga prioriteti i lajmeve dhe duket se tanimë është gjetur ‘fajtori’.

Ai është Presidenti i 45-të i SHBA-ve, Donald Trump që me veprimet e tij kontraverse ka fituar vëmendjen duke e lënë Bleron pa ‘strategji’.

Këtë moment të shakasë në bisedë me miqtë e tij dhe vëllain, e ka ndarë ky i fundit në rrjete sociale ku nuk kanë munguar dozat e humorit mbi situatën.

Duket se pavarësisht të gjithave, vëmendja e portaleve është diçka që i mungon Bleros. /Prive.al/

tetor 2016

Artikuj të ngjashëm