Eneda flet pas përmbylljes së rrugëtimit në Eurovision

By

Mbrëmë, diametralisht ndryshe nga atmosfera aktuale e pranimit në FIFA, në përgjithësi mbretëronte një atmosferë më e zymtë.

Kjo për faktin se mes tjerash, Shqipëria shënoi një tjetër dështim në festivalin europian të këngës – Eurovision.

Eneda Tarifa me ‘Fairytale’ nuk arriti as të prek finalen. E rreth 24 orë nga ky moment, Eneda është paraqitur me një deklaratë publike, ku pos falemnderimeve nuk ka pasur ndonjë rresht për të komentuar dështimin.

Dje ka qene nje nate fantastike ! Emocion i madh, skene e paimagjinueshme qe pata fatin ta prek ! Ju falenderoj te gjitheve ju qe me keni mbeshtetur dhe vazhdoni te me mbeshtesni, me komente me postime, me falenderime te cilat ma mbushen zemren plot sot ne mengjes. Ju dua te gjitheve’ – ka shkruar Eneda. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm