Blerjet e ‘çmendura’ të Marios

By

Stuhia e dëborës që ka përfshirë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bllokuar shumëkë nëpër shtëpi mirëpo jo edhe grimerin me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic.

Grimeri i yllit botëror Kim Kardashian dhe fytyrave të tjera që ndan nga përditshmëria e tij shumëçka ka befasuar në postimet e fundit tek InstaStory.

Ai ka treguar çmimin e blerjeve të disa këmishave që tejkalojnë shifrën e 5000 dollarëve.

Ndonëse për ne një shifër e tillë mund të tingëllojë si e lartë, me fitimet e Marios si një nga top grimerët e SHBA-ve kjo shumë pa dyshim se është simbolike.

Shtuar këtu faktin që si ‘maniak’ i blerjeve një gjë të tillë s’mund ta kontrollojë dot, e rëndësishme është që një gjë e tillë e ka bërë të ndihet mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm