Blerim Destani takon Al Pacinon

By

Aktori Blerim Destani ditën e djeshme ka pasur rastin të takoj një aktor që për shumëkë në këtë profesion është model frymëzimi.

Gjatë qëndrimit të tij në Kaliforni, Destani ka takuar Al Pacinon dhe ky moment nuk ka kaluar pa foto të përbashkët të cilat ai i ka postuar në rrjete sociale.

‘Person i mrekullueshëm me zemër të mrekullueshme. Ishte mirë që të takova. Legjendë’ – ka shkruar ai në imazhin e shpërndarë.

Të shumtë ishin komentuesit që shpresuan se përtej një takimi kjo mund të nënkuptonte një bashkëpunim. Ku i dihet, duke njohur kapacitetet e Blerimit, kjo s’do ishte çudi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm