Blerim Destani, në kastën e aktorëve yje më elitarë të Hollywood

By

The Poison Rose ishte filmi i zhanrit triller me regji të Francesco Cinquemani, George Gallo dhe Luca Giliberto, i cili i hapi aktorit dyert e Hollywoodit.

Destani do të luajë krah emrave të njohur të kinematografisë botërore, në fakt figura filmike që konsiderohen legjenda të filmit si Morgan Freeman dhe John Travolta.

Si duket depërtimi i tij për në Hollywood ishte i shpejtë dhe i pandalshëm. Blerimi përsëri do të jetë pjesë e një filmi, ku do të luajë krah Roberto De Niro dhe Tomy Lee Jones, historia e të cilëve do të përmendet gjatë në kinematografi.

Filmi quhet The come back trial i cili është komedi, version i ripërpunuar i origjinalit të vitit 1982.

Lajmin e bëri vet të ditur Blerimi, duke postuar në Instagram dhe duke shkruar:

“Krenar me projektin tim të ri filmik, ku do të punoj më më të mëdhenjtë e Hollywood, Robert De Niro dhe Tomy Lee Jones.”/Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm