Bleona uron Angela Martinin për martesë: Këngëtarja u bë me lot dhe kjo është arsyeja!

By

Njëra miket më të mira të saja, i dha fund beqarisë me njeriun e saj të ëndrrave.

Angela Martini, modelja shqiptare u kurorëzua me të dashurin e saj prej kohësh me Dragos Savulescu, në një ceremoni tejet private në Las Vegas.

Prezente në këtë mes, ishte këngëtarja Bleona Qereti, së cilës nga çifti iu kërkua të jetë shoqëruesja e nuses dhe kjo e ka emocionuar tej mase këngëtaren.

Lajmin për martesë mbrëmë e dhanë edhe Dragos dhe Angela, ndërsa tani Bleona është ajo që i ka uruar, duke u thënë se janë dy njerëzit më të bukur që njeh.

“Dy njerëzit më të bukur që njoh, edhe në shpirt edhe jashtë! U përlota kur ata më kërkuan që të isha dëshmitare dhe shoqëruesja e nuses në ditën e tyre speciale të dasmës! Faleminderit që më bëtë pjesë të një momenti kaq special në jetën tuaj motra ime e bukur ANGELA! Ju uroj që të dyve gjithë dashurinë dhe lumturinë e botës. Zoti ju bekoftë – trashëgime e me jetë të lumtur”, është urimi që Bleona ka shkruar në Instagram. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm