Bleona Qereti pozon pa të brendshme, kapet me komentuesit!

By

E ka tejet të zakonshme të shfaqet në poza nudo dhe pa asnjë rrobë në trup.

Këngëtarja Bleona Qereti, e konsideron art pozimin para kamerës e zhveshur dhe ndër vite, nuk i ka kursyer paraqitjet nudo.

Mirëpo, jo gjithherë fotografitë e saj janë pritur me duartrokitje, ngase Bleona vjen nga një vend ku lakuriqësia lidhet me turpin e moralin dhe komentuesit, e kanë kryqëzuar shpesh këngëtaren për këto iniciativa.

Dhe tek ka vendosur që t’i publikojë disa imazhe pa të brendshme të disa viteve më parë, Bleona ka tërhequr edhe vërejtjen në Instagram, se nuk do komente negative nga ndjekësit e saj, sepse këto fotografi janë artistike dhe jo vulgare.

“Ju lutem të gjithë moralistëve fals, t’i kursejnë komentet negative dhe ta kuptojnë njëherë e mirë që këto janë foto artistike dhe në momentin që janë bërë, kanë qenë minimumi 10 veta në set”, ka shkruar Bleona. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm