Bleona Qereti: Kam kontribuuar në emancipimin e grave shqiptare

By

Ajo është shpirt i lirë dhe gjithmonë ka provuar që të dalë jashtë kornizave të konstruktuara nga shoqëria shqiptare.

Në vitet e 90-ta Bleona kishte dalë në skenë me pantallona të shkurtra dhe ishte bërë temë publike për veshjen që kishte zgjedhur.

Kështu të paktën deklaron ajo në emisionin Nd’rrimi i Natës, ku thekson po ashtu se ajo i ka ndihmuar gruas shqiptare që të emancipohet.

“Unë kam dhënë kontribut dhe kam dhënë me shumë sukses. Unë u kam dhënë femrave shqiptare emancipim. I kam mësuar se ato duhet të jenë të forta dhe të ndihmojnë veten dhe jo të presin nga një burrë”, ka thënë Bleona. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm