Kur pak javë më parë erdhi në trojet shqiptare, Bleona dha lajmin e rëndësishëm se po i rikthehet diskografisë shqiptare me projekte të reja.
Duke qenë koshiente se gjërat nuk janë më siç i kishte lënë para gati një dekade, këngëtarja e njohur deklaroi për Prive se ka bërë përzgjedhjen më të mirë të ekipit realizues, nga producenti Big Bang e deri tek ata që do i realizojnë videoklipin.
Por nëse mendoni se Bleona ka hequr dorë nga ëndrra e madhe e suksesit në sferën ndërkombëtare gaboheni!
Se këngëtarja po punon në këngë të reja për audiencën e huaj është vërtetuar sërish me postimin e fundit në Instagram.
Bleona shihet në studion e Chalice Recording në Hollywood përkrah një tekstshkruese duke ‘gatuar’ gjërat e reja që po vijnë.
Ndryshe, pak kohë më parë u paralajmërua një bashkëpunim me një biznesmen miliarder indian por aktualisht nuk dihet nëse puna në studio ka lidhshmëri me planin në fjalë. /Prive.al/