Bleona: Kështu do dukem si 72 vjeçare

By

Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, ka aspirata të larta sa i përket pamjes së saj.

Ndoshta e thënë me shaka e ndoshta pak e menduar, ajo thotë se kur të jetë 72 vjeçare, do të ketë pamjen që ka edhe tash.

Bleona e cila gëzon linja fantastike trupore edhe falë jetë luksoze që bën, trajtime, kurime, ushqime e palestër, pretendon se vitet nuk do t’ia sfidojnë bukurinë.

Në një fotografi që ka postuar të Enjten e realizuar që në vitin 2004, Bleona thotë se duket e njëjtë edhe me tash edhe pse kanë kaluar 13 vjet që nga realizimi.

“Kohë më parë. Unë më 2004. E njëjta pamje, sikurse fotografia q publikova dje. Do të vazhdojmë të dukemi kështu derisa të bëhemi 72 vjece. Tani jam 71”, ka shkruar Bleona, ndoshta duke aluduar tek 71-shi, në përvojën jetësore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm