Bleona kapet me komentuesen: Ajo i këshilloi psikolog, Qereti e ofendoi!

By

Kur Bleona Qereti vendosi që të bëjë publik vendimin e saj për t’i ngrirë vezët, e edhe më tepër, të publikojë video hap pas hapi të kësaj procedure, do e ketë pasur parasysh se komentet dhe reagimet s’do jenë nga më pozitivet.

Por, lëre që pati të panumërta sharje e komente negative, por tani ndjekësit e saj e audienca kanë filluar edhe ta keqkuptojnë mesazhin e Bleonës dhe atë që ajo po bën me ngrirjen e vezëve.

Rasti i fundit është ai me një komentuese, i cili i shkruan Bleonës se po përçon mesazh të gabuar tek vajzat e reja, duke i thënë se me atë që Bleona po bën, nuk evitohen shtatzënitë e padëshiruara.

Pra, ndjekësi i saj nuk e ka kuptuar procesin e ngrirjes së vezëve, duke aluduar se këngëtarja ka ngrirë vezët për të mos mbetur shtatzënë, e madje i këshillon që të vizitohet te psikologu.

Mirëpo, këtu vjen Bleona dhe e ka radhën ajo të sqarohet, e madhe t’i thotë edhe nja dy fjalë të ashpra komentuesen e saj. /Prive.al

KOMENTET NË FOTOGRAFINË NË VIJIM:

Artikuj të ngjashëm