Raportimet se pas shumë kohe ai po lë televizionin Klan për të shkuar në Top Channel, ishin kryetema e mediave rozë ditët që lamë pas.
Por gjithçka u sqarua përmes një kumtese zyrtare të TV Klan ku thuhej se Blendi Fevziu me Opinionin do qëndronin në atë televizion, ku kishini prej kohësh që punonin.
I ftuar në emisionin “360 Gradë”, në Ora News, moderatori i Opinion ka rrëfyer se zgjedhja për të qëndruar në Klan ishte një zgjedhje emocionale dhe aspak racionale. Pra Blendi ka vepruar duke dëgjuar zemrën dhe jo trurin. Arsyeja që ai e ka menduar seriozisht largimin nga televizioni, në të cilin moderon prej 20 vitesh, Blendi është shprehur se në Top Channel ka patur një projekt shumë interesant, shkruan Bordo.al.
“Unë isha mirë dhe komod në Klan. Nuk është se kisha një problem moral me Frangajn. Por kisha një projekt që më dukej më interesant në Top Channel. D.m.th unë atje kam një gjë më tërheqëse se këtu”, ka përfunduar Blendi fjalën e tij rreth kësaj teme.