Black Coffee, super artisti tjetër që do të performojë në festivalin Sunny Hill

By

Ditë më parë Sunny Hill, festivali i vetëm ndërkombëtar në Kosovë, që organizohet nga ylli i muzikës botërore, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini – njoftuan artistin e parë që do ngjitet në skenë, Burna Boy-n.

Sigurisht, kjo nuk është e tëra!

Black Coffee, është artisti tjetër i kalibrit botëror që pritet që me muzikën e tij ta elektrizojë të tërë festivalin.

Fituesi i çmimit “Grammy” numëron bashkëpunime me emrat më eminentë në industrinë e muzikës botërore, duke përfshirë Alicia Keys, Drake e Pharell Williams.

A jeni gati?

 

Artikuj të ngjashëm