Bisedat me motrën nuk janë aspak të zakonshme për Emina Çunmulajn

By

Emine Çunmulaj e ka dëshmuar tash e një kohë se nuk e ka problem të ndajë pothuajse çdo copëz nga përditshmëria e saj me ndjekësit në rrjete sociale.

Pjesë nga relacioni me bashkëshortin, jetesa në Amerikë, rikthimi në vendlindje e vajza Ella Faria Nazarian zënë vend në postimet e modeles së njohur.

E ditën e sotme, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një bisedë e saj me motrën, Pepa.

Kjo e fundit i ka dërguar fotografi të çuditshme nga zyra por edhe një mbishkrim epic ku mes tjerash shprehet: ‘Emine, mos kalo mbi varre se të vdekurit i ngjalle e të gjallët i vdiqe fare’.

‘Bisedë mes motrash’ – deklaron nën figurat e qeshjes me lot Çunmulaj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm