Sërish dy shqiptare kanë habitur publikun jashtë trojeve tona.
Bëhet fjalë për Ina dhe Serena Sinani, dy motrat binjaket të cilat kanë konkuruar në natën e parë të “The Voice of Italy”.
Ato ia arritën të ‘çmendnin’ publikun dhe katër anëtarët e jurisë.
Ina dhe Serena u paraqitën me këngën “Shumë pis” të kënduar nga Era Istrefi dhe Ledri Vula, duke e ndryshuar atë në një version fantastic.
Pasi performance e tyre u bë virale në rrjetet sociale, ka qenë vet Ledri ai i cili ka reaguar pas performancës elektrizuese në mesin e shumë italianëve.
Ai postoi fotografinë e tyre teksa ishin në skenë dhe shkroi: “Dopeee”, duke treguar kështu se i ka pëlqyer paraqitja e tyre.