BimBimma i gatshëm për duel por cila është përgjigja e Feros?

By

Fero shkaktoi ditën e djeshme zhurmë kur zgjodhi që krejt papritmas të sfidojë dy legjenda të hip-hopit shqiptar, MC Kreshën dhe Lyrical Son.

Anash nuk la pa përmendur as ata që i quajti “piuna” të tyre, BimBimman dhe Ergenin.

View this post on Instagram

Fero nuk ndalet. Sfidon publikisht dyshen e njohur të reperëve. Mendimi juaj?

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

Teksa nga një pjesë e të apostrofuarve nuk pati koment, BimBimma pranoi përballjen duke ia kthyer Feros se e gjen në Prishtinë çdo ditë dhe i ka afat një javë.

Nuk vonoi shumë dhe të tjerë emra u përfshinë, të gatshëm për të organizuar duelin mes dy reperëve.

Por, pavarësisht faktit se u tregua tejet i gatshëm që një gjë e tillë të bëhet menjëherë, Fero me gjasë ka ndërruar mendje. Ai fillimisht ironizoi me Bimin duke thënë se  “në vitin 2020 ti i ke fitu prej karrierës tënde 16 euro e 16 cent”.

Përmes rrjeteve sociale ai ka treguar se momentalisht është i fokusuar në projektin me reperët gjilanas dhe nuk do merret me këtë punë, përpos nëse bëhet fjalë për Kreshën (i cili dihet se pasi u bë baba po qëndron për muaj të tërë në Kanada).

Si të interpretohet një ndryshim i tillë i reperit? Le ta vlerësojmë siç mendojmë secili. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm