Kanye West ka refuzuar të performojë në Coashella, përveç nëse Billie Eilish, kërkon falje për komentet që ajo bëri në lidhje me sigurinë gjatë koncertit të saj të 5 shkurtit në State Farm Arena në Atlanta.
West hyri në Instagram për të transmetuar ankesat e tij kundër fitueses së Grammy, e cila ndaloi performancën e saj në natën e dytë të turneut të saj botëror.
Billie gjatë koncertit të saj u shpreh: “Më e lumtur se kurrë” për të gjetur një inhalator për një fanse të shqetësuar në audiencë.
Pavarësisht se nuk e përmendi Travis Scott-in me emër, West i mori komentet e Eilish si një fyerje të drejtpërdrejtë pas tragjedisë së Festivalit Astrowold në nëntor që la 10 fansa të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.
Duke komentuar postimin e West, Billie shkroi, “fjalë për fjalë nuk thashë kurrë asgjë për Travis, thjesht po ndihmoja një fans”.
Ndërsa Travis nuk i është përgjigjur vetë Billie-t, ai e ka pëlqyer postimin e Ye, i cili ka marrë më shumë se 1.3 milionë pëlqime.
Në nëntor, 10 njerëz vidçën pasi u shtypën në turmë në Festivalin e Scott Astroworld në Hjuston, ndërsa ai performonte në skenë.
Travis ka thënë se është “absolutisht i shkatërruar” për tragjedinë, e cila e ka çuar në padi të shumta shumë milionëshe.