Billie Eilish ndahet nga i dashuri! A pati tradhti në mes?

By

Billie Eilish dhe i dashuri Matthew Tyler Vorce janë ndarë, konfirmoi ky i fundit.

30-vjeçari iu drejtua Instagram Stories të hënën për të adresuar ndarjen, duke deklaruar kështu që romanca e tij me Eilish-in ka marrë fund përgjithmonë.

Billie Eilish, Matthew Tyler Vorce break up amid cheating rumors

“Askush nuk tradhtoi askënd. Lidhjet mbarojnë. Sa e thjeshtë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtra në internet është i rrezikshëm”, ka shkruar ai.

Në një tjetër Story, Vorce reagon pas urrejtjes që mori nga fansat e Eilishit në mediat sociale, duke shkruar, “Fakti që mijëra njerëz marrin kohë nga dita e tyre për të shkruar gjërat më të neveritshme për dikë që kurrë nuk do ta njohin është gjëja frikacake që mund të bësh. Jeto jetën tënde.”

Eilish dhe Vorce fillimisht ndezën thashethemet për lidhje në prill 2021 pasi u panë së bashku në Santa Barbara, Kaliforni. /Prive.al

Billie Eilish and Matthew Tyler Vorce split: Nobody cheated on anyone

Artikuj të ngjashëm