Prestigjiozja “Billboard” i ka kushtuar një artikull jetës së muzikës elektronike në Kosovë.
Kjo falë DJ Regard, talentit nga Ferizaj që po shkruan histori duke u renditur në DJ-ët më të suksesshëm në Europë dhe jo vetëm.
“Billboard” ka intervistuar Regardin i cili ka ndarë detaje të paditura për audiencën milionëshe të prestigjiozes.
Klubi më i mirë për muzikë “mainstream” sipas tij është “Venom” teksa për “underground” – Coco.
“Festivali më i mirë lokal është: ‘Sunny Hill Festival’ – njëkohësisht festivali më i madh në Kosovë, dhe mendoj se është pothuajse më i madhi në rajon”.
“Zakonisht linja është një përzierje e mirë e artistëve ndërkombëtarë dhe vendas, Calvin Harris, Meduza dhe Miley Cyrus luajtën atë të fundit. Shpresoj se së shpejti do të jem në gjendje të luaj në këtë festival. Do të ishte goxha e mahnitshme”, ka thënë ai.
Mes tjerash, DJ Regard, i pyetur se – “cilat këngë të vallëzimit nga Kosova janë më në trend aktualisht”, ai ka këngën përzgjedhur “Pa Ty” të Muma-s dhe Cricket. /Prive.al
https://www.billboard.com/articles/news/dance/9615959/regard-interview-kosovo-electronic-scene