Këngëtaret e famshme të muzikës popullore janë bërë bashkë në një fotografi.
Ato për vjet me radhë, me zërat e tyre melodik, kanë qenë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke na falë plot këngë të bukura, si për gëzime ashtu edhe hidhërime.
Shyhrete Behluli, Remzie Osmani e Motrat Mustafa, përveç se që ndajnë profesionin e njëjtë, ndajnë edhe vendlindjen e njëjtë.
Ato vijnë nga Myshtishti i Suharekës dhe për tërë këto vjet, ato janë rritur e zhvilluar bashkë, e sigurisht nuk kanë vetëm anën profesionale me njëra tjetrën, por edhe një raport të ngushtë miqësor.
Por në një fotografi që Sahide Mustafa ka publikuar në Instagram, ku thotë se ka dalë me shoqet e ngushta, nuk shihet këngëtarja Shkurte Fejza, që dikur ishte mike e ngushtë me Shyhrete Behlulin.
Tash e sa kohë në mes dyshes raporti nuk është si ai i mëparshmi dhe me sa duket, grupi i Myshtishtit ka ruajtur më shumë miqësinë me Shyhreten. /Prive.al