Pas kronikës së transmetuar në Klan Kosova për vajzën Hata Lati nga fshati Lubovec i Skenderajt, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës, shumë qytetarë kanë kontribuar për shërimin e saj.
Familjarët i thanë televizionit se për shërimin e vajzës është lajmëruar këngëtarja e njohur Big Mama e cila e ka marrë për obligim që këto ditë ta marr vajzën për në Turqi për trajtim.
Babi i vogëlushes Sami Lati ka thënë për Klan Kosova, se vetëm ditën e djeshme janë grumbulluar mbi 12 mijë euro, dhe se për këtë ndihmë i është shumë falënderues të gjithë atyre që kontribuuan. /Prive.al