Është transformuar së fundmi jashtëzakonisht shumë pas operacionit në lukth i cili ishte shkaktari që Big Mama të ketë shumë kilogramë më pak në trup.
Por, nëse jeni keni nisur të mësoheni me pamjen e re të këngëtares, bëhuni gati për një tjetër ndryshim!
Nga klinika e Keit, përmes një fotografie, Big Mama duke pozuar me stafin, ka treguar se ka përfunduar një seancë, pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
Këngëtarja i është drejtuar edhe kolegut të saj në ‘C’est la vie’, Dr. Skerdit duke i thënë: ‘Dua edhe diçka tjetër, çka të bëj tani?’
Duket se afërsia në spektaklin e muzikës ka bërë që Bigi të ndikohet nga doktori i cili shquhet për ndërhyrjet në një varg fytyrash publike. /Prive.al/