I largoi të gjithë kilogramët e tepërt në më pak se një vit. Dhe krejt kjo siç ka treguar Big Mama, falë operacionit gastrik që ka kryer në Turqi dhe dietave që i janë caktuar më pas nga mjekët.
Këngëtarja e moderatorja e njohur, ka bërë transformim të jashtëzakonshëm fizik duke humbur me dhjetëra kilogramë e duke u shndërruar në një grua shumë atraktive.
Se sa progres ka arritur ajo, e dëshmon njëri nga imazhet e fundit që ka publikuar në Instagram ajo, ku shfaqet me një fustan të shkurtër e të ngushtë, i cili ekspozon më së miri rezultatet e punës së palodhshme të Big Mamas me fizikun e saj. /Prive.al