Këngëtarja nga Tetova Big Mama, ka bërë një kthesë të rëndësishme në jetën e saj.
Ajo e ka transformuar trupin e saj, duke humbur sasi të konsiderueshme të kilogramëve të tepërt.
Big Mama në fillim të këtij viti ka pasur një operacion gastrik në Turqi, dhe kjo e ka ndihmuar që të humbë shumë peshë këngëtaren.
Ndërsa tani ajo po i prezanton krenare rezultatet e arritura. Këngëtarja ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, ku duket më elegante se asnjëherë në një fustan të zi mbrëmjeje.
Beli i theksohet mjaft mirë, ndërsa masa e kilogramëve të humbur vërehet edhe në fytyrën e saj, ngase është me tipare më të mprehta se sa dikur. /Prive.al