U bë e famshme nën emrin “Big Mama”, por këngëtarja nga Tetova, ka një emër krejt tjetër.
Besiana Kasami e mori këtë nofkë dhe bëri famë në muzikë e televizion, duke qenë tërësisht vetvetja.
Por a e keni menduar ndonjëherë se nga i mbeti nofka asaj?
Këngëtarja e ka zbuluar se “Big Mama”, së pari e quajti një mik i saji i dili nuk jeton më, ndërsa që nga vdekja e tij, ajo e ka pagëzuar veten me këtë emër, duke mos iu ndarë më kurrë.
Big Mama këtë histori të bukur e njëkohësisht të dhimbshme, e ka treguar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin në TV Klan, ku ndër të tjerash, rrëfeu edhe për përvojën e saj me humbjen e peshës e po ashtu edhe në spektaklin e ri të këtij televizioni “C’est La Vie”. /Prive.al