Reperi i njohur Noizy pak më parë publikoi këngë e re.
Projekti në disa vargje kishte pjesë të forta të cilat mund të interpretoheshin si diss-a për të tjerë artista.
Fansat u ndanë në disa grupe. Disa ishin të bindur se i dedikoheshin Feros e të tjerë mendonin se vargjet përkatëse janë për Big KIK.
E ky i fundit që akuzoi Noizyn se nuk ia dha ndihmën që i duhej ka befasuar.
Ai ka postuar këngën e Noizyt në story duke u shprehur:
“S’ka reklamë të keqe. Shkoni dhe shpërndani ca dashuri”.
Të jetë kjo kundërpërgjigje për faktin se kënga dyshohej që i dedikohej atij? /Prive.al