Këngët e DJ Regard janë dëgjuar mbi 5 miliardë herë!

By

Sukseset kanë qenë të pandalshme së fundmi për DJ Regard.

DJ kosovar ka arritur suksese vështirë të kapshme duke depërtuar shpejt dhe furishëm në tregun ndërkombëtar.

Pas miliona dëgjimeve në platforma online, performancave në koncerte e programet më prestigjioze botërore, artisti po jeton ëndrrën.

Tani ai shënoi edhe suksesin e radhës, lajm të cilin e ndau së fundmi me fansat e tij. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, DJ Regard pozon me pllakatën që shënon 5 miliardin e tij.

5 këngët e tij si “Ride it”, “Secrets”, “You”, “Signals, “Hallucination” që janë shpallur numër 1 secila tani kanë grumbulluar më shumë se 5 miliardë dëgjime të kombinuara. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm