Big Brother VIP Kosova e kalon 500 milionshin e shikimeve (VIDEO)

By

Spektakli ishte gati që spektakli Big Brother VIP Kosova 2 të filloi.

E premtja e 20 tetorit mblodhi afër kanalit të Klan Kosovës plot shikues.

20 banorët e parë të Big Brother VIP Kosova ishin secili karakter më ndryshe se tjetri dhe kjo meritë e produksionit pati efektin e saj qysh në ditët e para të fillimit.

Java e parë mblodhi një rekord të shikueshmërisë si asnjëherë më parë, plot 90 milionë shikime.

Pas 10 ditës Big Brother VIP Kosova mori 140 milionë shikime, shkruan Klan Kosova.

Situatat, debatet e lojërat po vazhdonin ta mbanin audiencën afër edhe pas 20 ditësh, videot e Big Brother VIP Kosova u klikuan plotë 305 milionë herë për 20 ditë.

Pak pa u bërë një muaj, BBVK theu rekord tjetër 466 milionë shikime u mblodhën në ditën e 27-të.

E muaji i parë e kaloi 500 milionshin, Big Brother VIP Kosova tashmë zyrtarisht është Reality Show më i ndjekur në vend dhe jo vetëm dhe këtë më së miri e tregojnë statistikat e rrjeteve sociale.

BBVK vazhdon të thyej rekorde të shikueshmërisë edhe në dy kanalet e platformës ArtMotion të cilat e transmetojnë 24/7 këtë Reality Show.

Artikuj të ngjashëm