Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në sezonin e ri të “Grande Fratello” në Itali, që është versioni italian i franzhizes Big Brother.
Një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni ishte Heidi Baci, e cila gjatë qëndrimit në Big Brother filloi të krijojë një lidhje të veçantë me aktorin Massimiliano Varrese, disa vite më të madh se ajo. E cila, megjithatë, e ka tërbuar Gentin, babanë e Heidit, i cili vendosi të hyjë në shtëpi për t’i bërë të ditur vajzës së tij se nuk ishte dakord me këtë shoqëri.
“Erdha këtu sepse të dua: zgjedhja jote e gabuar na habiti. Mami dhe unë jemi të tronditur dhe të shkatërruar. Ti dhe një burrë më i madh se unë, i cili do të dalë në pension së shpejti. Për ne ishte një kamë në zemër, nuk të njoh më”, ishin fjalët e Gentit, i cili e ka pikturuar edhe Massimiliano Varrese-n si një njeri të dhunshëm dhe manipulues.
“Mami nuk te shikon me nga ai moment. Jam këtu sepse nuk do te lejoj njeri te sillet keq me vajzen time. Nuk lejoj asnjeri te shkele mbi dinjitetin e saj.”
Pas fjalëve të forta të babait të saj Gentit, 26-vjeçarja u sqarua me Massimiliano Varrese. “Ti nuk je burrë i dhunshëm, atraksioni ishte aty, unë u magjepsa nga ty por tani le t’i japim fund. Jemi njerëz të ndryshëm, për mua përfundon këtu”, tha Heidi gjatë përballjes me Massimilanon. “Edhe për mua” ka qenë përgjigja e tij që nuk ka dashur të thotë asgjë tjetër: “Mendoj se fjala më e mirë nga unë tani është heshtja. Ajo që ndodhi sonte është shumë e rëndë”, shtoi 47-vjeçari që preferoi të mos fliste më dhe theksoi se ai mori “një mësim të madh”.
Kjo bëri që bëri që gjatë natës Heidi Baci të braktiste shtëpinë e saj nga frika se mos kishte zhgënjyer babain dhe nënën e saj.
26 vjeç, e lindur në Vasto (Chieti) nga prindër me origjinë boshnjake-shqiptare, Heidi u rrit në Pescara. Që kur ishte adoleshente, ajo kishte dëshirë të braktiste provincën, kështu që pas shkollës së mesme u transferua në Milano ku filloi të punonte si modele dhe më pas filloi të menaxhonte një bar-rostiçeri. Ajo është një fanse e madhe e GF-së, që në fëmijëri ka bërë “përkthim simultan” për gjyshërit e saj në shqip. /Prive.al