Pse Rita Ora zgjodhi Greqinë për pushime?

By

Disa përdorues shqiptarë që ndjekin Rita Orën në rrjete sociale, kritikuan Rita Orën për destinacionin e pushimeve të saj.

Ajo po qëndron në një nga vilat shumë luksoze të Greqisë, e disa theksuan se ajo mund të kishte promovuar bregdetin shqiptar.

Ndonëse këngëtarja nuk u përgjigj në kritikat, mund të ketë një arsye pse ajo ka zgjedhur Greqinë si destinacion pas pushimeve në Ibiza.

I dashur i ri i këngëtares, Romain Gavras, regjisor filmi ka prejardhje greke, e meqenëse dyshja janë bashkë me disa miq, mund të ketë qenë kjo shtysë që këngëtarja të pushonte në bregdetin grek. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm