Pak ditë më parë, Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula publikuan remiksin e këngës ‘Fshatarja ime’ që erdhi si dhuratë në 50 vjetorin e karrierës së Sabri Fejzullahut.
Kjo këngë, ndonëse pa videoklip u pëlqye shumë dhe po dëgjohet me të madhe.
Por, besoni ose jo, në Youtube po prin kjo këngë në Zvicërr.
‘Fshatarja ime’ në versionin remix është e para në shtetin helvetik dhe lajmin e ka bërë të ditur Ermali përmes një postimi në rrjete sociale. /Prive.al