Besa Kokëdhima për Goran Bregovic si i ftuar special në Korçë: “Bojkotojeni”

By

Lajmi se Goran Bregovic është i ftuar special në festivalin e birrës në Korccë nuk u prit mirë nga fytyra publike dhe populli.

Artistja e radhës që reagoi ishte Besa Kokëdhima. Ajo shkruan se ai është një artist i mirë por jo i njerëzishëm.

“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo.

Në postimin e saj ka reaguar edhe Vesa Luma duke shkruar ndër të tjerash:

“Pavarësisht çfarë artisti është, vetëm pak respekt duam ne për dhimbjen tonë që ky e ka frymëzu me muzikën e tij”.

Artikuj të ngjashëm