“Sot kanë filluar sulmet ajrore të NATO-s ndaj objektivave serbe ushtarake”, ishte lajmi i parë që Besa Çeku Buçinca dha në edicionin qendror të lajmeve në 19:46, në Televizionin shqiptar (TVSH) natën e 24 marsit të vitit 1999.
Prezantuesja ndër vite ka shoqëruar audiencën në edicionet informative.
Çeku ka vite që me vetë dëshirë është tërhequr nga ekrani dhe kjo për arsye personale. Sidoqoftë, sot për të është një ditë e veçantë. Ajo pensionohet.
Megjithatë, në shenjë respekti, dashurie dhe falënderimi për publikun, në ditën e fundit të saj si punonjëse e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Besa Çeku u rikthye sonte në ekran.
Bashkë me kolegun e saj shumëvjeçar, Mustafë Muçaj, dy folësit ikonë të RTP-së e RTK-së, po prezantojnë Edicionin Qendror të lajmeve.
Urime pensionimin!