Blerta Deliu sot po feston një ditëlindje të dyfishtë

By

Sot, 8 dhjetori nuk shënon vetëm ditëlindjen e deputetes, Blerta Deliu – sot feston edhe e bija e saj Tana.

Deputetja po mbush 40 vjet ndërkaq vogëlushja Tana mbushi 12 vjet.

Me këtë rast, Blerta Deliu ndau në llogarinë e saj në Instagram, një foto ku shihen nënë e bijë.

Blerta po ashtu ndau edhe një shkrim mjaft të gjatë për mënyrën se si vajza e saj ka ndryshuar jetën si grua dhe si karrieriste në betejat që ajo zgjedh sot.

“Unë edhe Tana sot festojmë ditëlindjet. Unë po rrumbullakësoj 40, ndërsa Tana 12.

Këto 12 vitet e fundit ne të dyja jemi rritur së bashku. Më ka plotësuar në mënyra që nuk i kam imagjinuar, si nënë, si grua, si aktiviste.

Sot, Tana është shoqja ime më mirë, ndërsa unë jam nana ma e lumtur në botë.

Fati ka dashur që ditëlindjet t’i kemi të njëjtën ditë, dhe kështu, ajo është dhurata ime e çdo ditëlindje, tani e 12 vjet. Nuk kam mundur t’i kërkojë më shumë Zotit.

Jam tejmase falënderuese për miqtë, kolegët dhe të gjithë familjen time, por, veçanërisht për Tanën.

Prandaj, ky 40 vjetor nuk ka mundur të më gjejë më të përkushtuar dhe më të motivuar për ditët dhe punët që na presin.

Sepse, jo të gjitha sfidat kemi mundur t’i zgjidhim si shoqëri, veçanërisht për vajzat dhe gratë – e kjo, mua dhe Tanën që po hynë në adoleshencën e re, vetëm sa do të na nxisë që të punojmë akoma më shumë për një shoqëri më të barabartë, ku të drejtat e grave dhe vajzave nuk janë kuotë, por normë e përgjithshme.

E sot, unë edhe Tana po bëjmë diçka të vogël, patjetër që me dashuri të madhe për njëra-tjetrën, duke festuar ditëlindjet tona, lidhjen tonë, dhe, padyshim, ditët e mira, e pse jo edhe sfiduese, që na presin përpara.

Unë dhe Tana jemi gati – sot dhe përgjithmonë.” /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm