Së fundmi në media është përfolur për një krisje mes shoqërisë se Einxhel dhe Beniadës pas daljes nga shtëpia e Big Brother.
Përmes një Instastory ku ndjekësit e pyetën nëse diçka e tillë është e vërtetë, Beniada u përgjigj se ka qenë mungesa e kohës ajo që i ka penguar të takohen shpesh, ama janë takuar dhe nuk ka asnjë arsye për hatër mbetje.
Ajo thekson se jeta e re në Tiranë po i merr shumë kohë në sistemim madje nuk ka pasur shumë kohë as për familjen e saj.
Më poshtë mund të shihni edhe videot që ish-banorja ka ndarë si përgjigje për ndjekësit e saj. /Prive.al