Ben Blushi, gati për ta kthyer një figurë të madhe në Top Channel?

By

Top Channel po vazhdon të krijojë lajm.

Krahas sagës së thashethemeve mbi shkuarjen e mundshme të Blendi Fevziut në këtë televizion, (gjë që nga disa burime u përjashtua sot), një tjetër figurë po lakohet për nisjen e sezonit të ri në këtë ekran.

Kësaj rradhe me një dallim – bëhet fjalë për rikthim e jo aderim për të parën herë!

Agron Llakaj, humoristi i njohur që për vite të tëra ishte pjesë e ‘Portokalli’ është fotografuar sot me drejtorin e përgjithshëm, Ben Blushin duke ngjallur dyshime mbi negociata të mundshme për rikthim në shtëpinë e vjetër.

Agroni, në vitin 2010 u largua pas një sherri nga ‘Portokalli’ dhe siç ishte shprehur, kjo ndodhi shkaku i rregullave që nuk lejonin artistët të dilnin nga kuadrati. Llakaj,  ka spektaklin e tij të humorit për tash e disa vite në Vizion Plus.

Mbetet të shihet nëse Blushi thjesht po humbet kohë duke tentuar t’i bindë Fevizun e Llakajn apo realisht e ka shumë seriozisht që Top Channel të nis furishëm sezonin e ri televiziv, diçka që i ka munguar me vite! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm