Shumë shpejt kaloi një vit për Klea Hutën dhe Elgit Dodën, vogëlushi i të cilëve sot po feston ditëlindjen e parë.
Po ashtu, Klea ka zbuluar për herë të parë portretin e djalit të tyre, të cilin gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishin ekspozuar në rrjetet sociale.
Një dedikim i bukur për ditëlindjen e të birit nuk mungoi në postimin e saj.
Krid i mamit,
Jeta ime e shtrenjte, qenie e qenies time.
Fryme e imja e perjetshme, ajri im, lumturia jone me e madhe.
Nuk e harroj kurre momentin kur te mora ne krahe dhe po shpertheja nga lumturia, momenti kur une u takova per here te pare me mrekulline me te madhe te Zotit, qe me kishte dhuruar mua.
Nuk e besoj dot se si iku nje vit dhe ti sot ben 1 vjec o jeta ime. Kur te kisha ne bark e te ledhatoja aty e enderroja si do ishe, si do i kishe syte, hunden, dockat e kur qeshim sot bashke e te perqafoj e luaj me ty.
Faleminderit qe na zgjodhe ne per prinderit e tu o engjelli jone.
Mami zgjohet naten dhe rri e te shikon e te puth ne gjume se jeta ime eshte vetem e jotja e une per ty do bej gjithcka qe ti te jesh i lumtur.
Te dua sa vetem Zoti e di. Edhe frymen time e jap per ty por une lutem qe te kemi jete sa me te gjate qe te te shijojme ty ne jeten tende qe qofte fusha me e bukur me lule qe une kam pare ndonjehere.
Zoti te bekofte dhe qofsh i udhes.
Mua dhe babin @elgitdoda na ke perjete me syte nga ty.
Te duan po aq sa ne: gjysherit, tezet, xhaxhi e te gjithe miqte e ngushte te mamit e babit.
Gezuar ditelindjen e pare KRID mreti!
– Bej Masha’Allah