Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, para disa ditësh ka kënduar në Prishtinë në kuadër të festivalit tashmë të njohur, Sunny Hill.
Për ta parë e dëgjuar artisten nga afër u mblodhën mijëra njerëz, por jo aq shumë sipas ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit
Ai tha se Lipa e cila pas Prishtinës ka kënduar në Budapest, ka tubuar sipas tij 900% më shumë fansa.
“Nuk të bënë Profet fshati yt”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.
“Dua Lipa, këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900 % më shumë fansa se sa në Prishtinë”.