Sot u raportua se Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por ende askush nuk i ka gjërat e qarta.
E! News ka bërë të ditur detaje të reja rreth ndarjes së çiftit të famshëm botëror. Sipas tyre të dy prindërit e 1-vjeçares Stormi Webster të cilët janë bashkë për më shumë se dy vjet nuk po ndahen thjeshtë po marrin pak kohë largë nga njëri tjetri.
Një burim është shprehur se: “Nuk është një ndarje e prerë. Ata kanë pasur zënka të vazhdueshme, por prapë kanë parë njëri-tjetrin brenda këtij muaji të fundit”.
Më tutje burimi për E! News shtoi se: “Ata grinden për gjëra qesharake dhe Kylie është shumë skeptike në lidhje me Travis. Travis ndërkohë është shumë i stresuar me projektet e reja”.
Sipas burimit, të dy menduan se ishte më mirë që ata të qëndronin në vende të ndara për t’i lënë gjërat të qetësoheshin. “Travis ka qëndruar në shtëpinë e tij në Beverly Hills dhe Kylie po e lejonte atë të shihte Stormi,” tha burimi. “Ajo kurrë nuk do ta largonte vajzën nga ai.”
Mbetet të shihet nëse kjo ndarje është vetëm një mënyre për të tërhequr vëmendje mediatike apo është e vërtetë.
Burimi: Eonline.com