Këngëtarja Jonida Maliqi dhe trashëgimtarja e perandorisë mediale Top Channel, Lori Hoxha, janë bërë bashkë në një fotografi të vetme.
Dy gratë shqiptare të cilat cilësohen si ikona të modës ngase ndjekin trendet e rrobat më firmato i gjen në dollapët e tyre, kanë pozuar për të reklamuar bizhuteritë e markës Shourouk.
Jonida e Lori, duken tejet bukur në këtë set fotografik, duke prezantuar stolitë e kësaj firme të cilat shiten në një dyqan të Tiranës.
“Të kundërta në pikëpamje, por të njëjtën shije në stoli”, ka shkruar Lori, në fotografinë që e ka publikuar në Instagram. /Prive.al