Miqësitë mes yjeve të estradës janë të shumta në numër disa vazhdojnë të jenë ende të forta derisa disa prej tyre tashmë edhe janë shkatërruar.
Të mbash shoqëri me një person për 20 vite të plota është një gjë mjaft e veçantë e këtë ndjenjë e kanë përjetuar dy nga këngëtaret tona mjaft të njohura.
Bëhet fjalë për Rrezarta Shkurtën dhe Zaimina Vasjarin të cilat mbrëmë u panë së bashku duke festuar 20 vjetorin e miqësisë së tyre.
Rrezarta përmes një postimi në Instagram na rikujtoi për këtë relacion të gjatë mes tyre teksa nuk munguan as fjalët e ëmbla drejtuar Zaiminës.
Ky është edhe postimi i plotë nga ana e këngëtares: “Shume pak veta e dine qe shoqeria jone ka nisur qe ne moshen 10 vjeç… Dhe ja sot mbas 20 vitesh duke festuar me ty dhe e bekuar qe te kam ne jeten time❤️” . /Prive.al/