Aktoren Shota Baraliu në media kryesisht zë vend me projektet e saj dhe deklaratat bombastike.
Në rrjete sociale, të shpeshta janë fotot e nxehta të aktores por të rralla janë ato me familjen.
Shota gjithmonë është treguar tejet e rezervuar në këtë pjesë, me përjashtim sot kur në vargun e ahengjeve familjare ajo është shfaqur përkrah një vajze të vogël.
Befasues është fakti se sipas të gjitha gjasave, ajo është motra e vogël e bukuroshes. ‘E bukura ime, Ida. Loqka e motrës’ – ka shkruar Shota sipër imazhit të postuar.
Vajzat po shkëlqejnë krah njëra-tjetrës. /Prive.al/