Reperi i famshëm kosovar Majk, ka befasuar me një deklaratë që ka bërë në rrjetet sociale këtë pasdite.
Kastriot Rexha ka thumbuar goxha shumë vajzat kosovare me deklaratat e tij, duke theksuar se disa prej tyre janë arsyeja pse nuk martohet!
“Shtikllat 1000 euro, ajfonin 1000 euro edhe çantën e dorës 1000 euro, e rrogën e kanë 300 euro ose janë pa punë. Femrat në qytetin tem! WOW si e bëni këtë? D.m.th ju jeni mrekulli”, ka shkruar reperi, duke aluduar se vajzat prishtinase nuk e kanë standardin jetësor në përputhje me pamjen e tyre.
“Edhe hala më pyesin pse s’po martohem ose pse po ndahem. Njerëz budallenj. Edhe unë jam Kosovë dhe kjo nuk është as shaka më”, ka shkruar ai, duke na befasuar të gjithëve!