Plasin replikat: Capital T dhe Ardian Bujupi i përgjigjen njëri-tjetrit

By

Ardian Bujupi reagoi sot përmes një postimi pas prononcimeve të Capital T se suksesi i atribohet atij në sferën e muzikës.

“Nëse ja nisim këtë punë vlla mos fol mas shpine por hina live dhe i shprehim senet. Sukseset dhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj etj” – u shpreh Bujupi.

E nuk kanë munguar replikat.

Capital T i ka thënë se “prapa shpine” nuk është t’i thuash gjërat në emision teksa Bujupi i është kundërpërgjigjur duke i kujtuar faktin që këto nuk ia ka thënë publikisht.

Debati vetëm sa shkon duke u nxehur e për këtë, sonte mund të ketë një bashkëbisedim LIVE mes dy djemve, siç e ka përmendur Bujupi në postimin e fundit.

A do të pranojë Capital? Mbetet ta shohim! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm